Politike
Miell në këmbim të votave/ Spaho paralajmëron kallëzim në SPAK, publikon fotot

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Korçës, Edmond Spaho ka denoncuar në një postim në faqen e tij në Facebook shkeljen e ligjit elektoral në këtë qark.
“Filloi shpërndarja e miellit në Maliq në këmbim të votave”, shkruan ai krahas disa fotove që e faktojnë një gjë të tillë.
Spaho deklaron se PS po shpërndan miell nga shtepitë e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato dhe deklaron më trj se nesër do të epozitojë një kallëzim penal në SPAK.
Postimi i plotë:
Filloi shpërndarja e miellit në Maliq në këmbim të votave.
PS po shpërndan miell nga shtëpitë e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato.
Shihni fotot e maskarenjve që shpërndajnë miell për vota dhe që pretendojnë të na fusin në Europë.
Nesër do ju bëj kallëzim penal në SPAK.

