Kosova
MIKU I SERBISE, ARMIKU I KOSOVES/ Bytyçi me kritika të ashpra ndaj Ramës dhe fjalimit të tij
Profesori Enver Bytyçi ka reaguar në lidhje me mbledhjen e dy kuvendeve shqiptare, me theks të veçantë ndaj Edi Ramës dhe fjalimit të tij. Ai theksoi faktin se si kryeministri Rama nuk foli për rezoluta kundër genocidit serb në Kosovë, por për rezolutë kundër Gjykatës Speciale, për shpëtimin e Thaçit. Po ashtu, Bytyçi kritikoi edhe disa pjesë të tjera të fjalimit të Ramës, të cilin e vlerësoi si “mik të Serbisë e armik të Kosovës”.
“Kush dëgjon Edi Ramën, kush e simpatizon atë, kur e respekton dhe e nderon kryeministrin e Shqipërisë duhet të dijë se është njësoj sikur të nderosh e respektosh presidentin e Serbisë!”, tha ndër të tjera profesori
“Edi Rama nuk zhgënjen asnjëherë. Perseri ai ishte në lartësinë e detyrës së tij si kryeministri më i mirë për Serbinë që nga koha e Pashiqit! Prandaj nuk ndjeva kurrëfarë zhgënjimi. Kush beson se ai rikthehet në hullinë e interesave të Kosovës e të shqiptarëve, është e do të jetë tepër i gabuar! Por ama Albin Kurti, Fatmir Mehdiu, Gaz Bardhi e të tjerë ia çorrën maskën. Nuk ia pranuan tezën sipas së cilës “Shqipëria para pak kohësh ishte delja gjysëm e zezë ose gjysëm gri”. I thanë se Shqipërinë e gjete anëtare të NATO-s dhe me liberalizim të vizave dhe Kosovën të pavarur de facto nga 10 qershori 2007, përmes presidentit George Ë. Bush në prezencë të ish-kryeministrit Sali Berisha!” – ka shkruar Bytyci duke shtuar se Rama nuk e përmendi asnjëherë Serbinë dhe Vuçicin, por përmendi Serbinë e para 25 viteve të mundur.
“Edi Rama mbetet po ai që është. Mik i Serbisë dhe armik i Kosovës. Me nota “patriotizmi” bëri thirrje për bllokim dhe bojkot të negociatave. Kujton se Albin Kurti është si Luli. Qëllimi që Serbia të ringrihet dhe rihabilitohet në sytë e opinionit perendimor dhe Kosova të akuzohet për destabilizim. Qëllimi tjetër që Kosova “njëanshëm” të krijojë asosacionin! Kush dëgjon Edi Ramën, kush e simpatizon atë, kur e respekton dhe e nderon kryeministrin e Shqipërisë duhet të dijë se është njësoj sikur të nderosh e respektosh presidentin e Serbisë” – ka shkruar profesori.