Politike
‘Miku më i besueshëm i babit’/ Djali i Hashim Thaçit uron Edi Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë këtë të premte, më 4 korrik, 61 vjeç.
Teksa ndan një fotografi të Thaçit me Ramën, gjatë një vizite në Tiranë në bulevardin përpara Kryeministrisë, Endriti thotë se kryeministri i Shqipërisë është miku më i besuar i babait të tij.
“Në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së feston ditëlindjen miku më lojal i babit dhe një nga miqtë më të mëdhenj të Amerikës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, ka shkruar ai në Instagram.

