Aktualitet
Milaim Zeka krahason Albin Kurtin me Enver Hoxhën
Gazetari Milaim Zeka është shprehur se pas ish-diktatorit Enver Hoxha, Albin Kurti ka shkatërruar të gjithë urat me ndërkombëtarët. I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai nënvizoi se Kurti po ndërpret marrëdhëniet që u ndërtuan për vite të tëra nga ish-presidenti Ibrahim Rugova dhe klasa politike në Kosovë. “Pyetja lind kush i dërgoi këto persona në zonën kufitare afër kufirit me Serbinë, pse u dërguan këta policë, kush e kontrollon kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, e në mes të Kosovës dhe Malit të Zi e Maqedonisë. E kontrollon policia apo forcat ushtarake të NATO-s. Albin Kurti pas Enver Hoxhës e ka shkaktuar incidentin dhe traumën më të madhe mes kombit Shqiptar dhe Perëndimorëve. Kurti ka shkatërruar të gjithë urat e bashkëpunimit Bruksel-Uashington që i ka ndërtuar Ibrahim Rugova, diaspora dhe e gjithë klasa politike në Kosovë”- tha ai.