Connect with us

Kosova

Milaim Zeka: Kurti, një anti-kosovar dhe anti-amerikan

Gazetari Milaim Zeka duke iu referuar situatës aktuale dhe presionit ndërkombëtar për të pranuar Asociacionin, tha se kryeministri Kurti është anti-kosovari dhe anti-amerikani më i madh që ka njohur Kosova. Ai shtoi se Kurti bën pjesë në atë klasë politike dhe intelektuale që gjithmonë ka punuar kundër interesave të Kosovës.

“Amerikanërt edhe kur gabojnë nuk gabojnë. Është një kastë intelektuale dhe politike në Kosovë e cila historikisht ka menduar dhe ka punuar kundër interesave të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi.

Kjo kastë që dikur e quante veten me krenari si jugosllavë që dikur vë vitet ’80-të na ka burgosur, përndjekur, fyer, izoluar dhe persekutuar, sot paraqitet në rreshtin e parë të patriotizmit.

Tamam si dikur që Beogradi infiltronte njerëz në mesin tonë që në pamje të parë dukeshin shumë më patriot se ne që ishim tortuar dhe burgos.

E njëjta kastë është dhe sot dhe krejt kësaj bandë nihiliste, që i ngjason Gardës Revolucionare të Khomeinit, po i prin antikosovari më i madh, anti-amerikani dhe anti-evropiani më i madh Albin Kurti”, tha Zeka

Advertisement