Sport
Milan po mendon për nënshkrimin e talentit turk
Arda Guler është një rast te Real Madrid. I ardhur në verë për 20 milionë euro nga Fenerbahce, talenti turk nuk arriti të vendosej nën urdhërat e Carlo Ancelotti. Këtë sezon, Guler ka luajtur vetëm pesë ndeshje, nga të cilat vetëm ndeshja kundër Arancina në Kupën e Mbretit ishte si titullar, për një total prej vetëm 92 minutash të luajtura duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet.Natyrisht një sezon i vështirë po e mban atë prapa. Në fakt, Guler e nisi vitin i dëmtuar.
Guler mund të transferohet në verë, për t’i dhënë mundësinë talentit të ri për të gjetur më shumë hapësira. Sipas asaj që raportohet nga “Marca”, kuqezinjtë do të ishin në mesin e klubeve të interesuara. Në veçanti, të dy klubet mund të propozojnë përsëri operacionin me huazim, në atë rast fillimisht vjetor dhe më pas dyvjeçar, me të drejtë blerje, plan i ngjashëm me atë që bëri Milani me Brahim Diaz.