Connect with us

Sport

Milani nuk dorëzohet për Brojën, kuqezinjtë kërkojnë edhe sulmuesin e Juventusit

Milani po kërkon një sulmues që mund të ndihmojë Zhirun në majë të sulmit, teksa një emër konkret është ai i Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares po kërkohet me ngulm nga kuqezinjtë, megjithatë Çelsi i ka bërë të ditur se lojtari nuk do të largohet në huazim.

Kështu, mediat italiane raportojnë se Milani është vënë pas një tjetër sulmuesi dhe bëhet fjalë për Moise Ken të Juventusit. Ashtu si Brojën, kuqezinjtë synojnë që edhe Ken të vijë në formë huazimi por Juventusi duket se nuk ka në plan ta lejojë të largohet.

Por, ndryshe nga rasti i Brojës, Ken mund të kalojë më lehtë në Milano. Juventusi është në pritje të një oferte për ta shitur sulmuesin pasi vetëm në këtë mënyrë do të gjeneronte të ardhura. Për këtë, pista e huazimit nuk është një zgjidhje nga bardhezinjtë të cilët se kanë bërë të qartë se lojtari vetëm mund të shitet.

Advertisement