Connect with us

Rajon

Milo Gjukanoviç: Humbën Kosovën, duan Malin e Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur për zgjedhjet në shtetin e tij dhe për rrezikun që po i kanoset Malit të Zi nga nacionalizmi serb.

Politikani malazez thotë se nacionalistët serbë mendojnë se janë në një moment të mirë për shkak të mbështetjes nga Rusia dhe sipas tij po përpiqen të arrijnë synimet që nuk i kanë arritur në fillim të viteve të 90-ta.

Ai ka deklaruar se është e dukshme që nacionalizmi për “Serbinë e Madhe” është shumë aktiv në Ballkan dhe këta nacionalistë po e kuptojnë që po afron momenti kur do të duhet të përballen me faktin se e kanë humbur Kosovën dhe se tashmë do ta shohin Malin e Zi si opsion, por rithekson se s’do të ketë dorëzim përballë diçkaje të tillë.

Presidenti malazez përsëriti vlerësimet e tij të mëparshme se “bota serbe” është një miniaturë e “botës ruse”, duke shprehur besimin se dënimi i kësaj ideje në qarqet ndërkombëtare nuk është ende “në nivelin e duhur”.

Advertisement