Connect with us

Kosova

Mimoza Ahmetaj: Kurti punon për pushtetin e jo shtetin

Kurti punon për pushtetin e jo shtetin

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj ka folur për marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se dy shtetet janë të kushtëzuara në mes vete. Ajo ka komentuar edhe pikën e marrëveshjes ku thuhet se: Kosova dhe Serbia pranojnë se çdo mosrespektim i obligimeve të tyre nga Marrëveshja e 27 shkurtit, Aneksi I 18 marit dhe Marrëveshjet e Kaluara të Dialogut, mund të ketë pasoja direkte negative për procesin e pranimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Sipas Ahmetajt, takimi i Ohrit nuk ka sjell asgjë të re në procedurën e integrimit evropian dhe të obligimeve që palët kanë në këtë proces.

Sipas saj, tani  është koha që Qeveria e Kosovës të kërkojë falje dhe të dorëhiqet, edhe per arsyen se Kosova po qeveriset nga persona që dëshirojnë pushtetin dhe jo shtetin.

“Eshtë iluzion të pritet diçka më tepër nga ata” – tha Ahmetaj

 

Advertisement