Connect with us

Politike

“Ministrat bëjnë ‘paradë’ në SPAK”/ Gjekmarkaj: Kjo qeveri ka rënë moralisht

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj, në një intervistë televizive ka komentuar zhvillimet në PD dhe situatën politike në vend.

Gjekmarkaj theksoi se ministrat e qeverisë Rama po bëjnë paradë në SPAK, duke shtuar se qeverisja aktuale ka rënë moralisht. Ai tha se Shqipëria po bie në diktaturën e korrupsionit.

Seancat plenare prej muajsh janë në anomali. Lideri i opozitës është arrestuar edhe pa hetim. Kryeministri e ka kuptuar se hallka e dobët e tij është korrupsioni. Ministrat bëjnë paradë në SPAK dhe mund të themi se kjo qeveri ka rënë moralisht. Antikorrupsioni është slogan i qeverisë e nuk ka si të jetë Komision. Ne po biem në diktaturën absolute të korrupsionit. Mazhoranca është e venitur dhe e zbehtë. Në lidhje me Komisionin për Antikorrupsionin, mund të them se ne nuk lajmë fytyrën e pisët të qeverisë. Unë besoj se PD e ka nisur rrugëtimin e NATO-s, ka nisur rrugën europiane dhe do jetë ajo që do të mbyllë procesin e integrimit europian. PD po vepron ndryshe.”, njoftoi Policia.

Advertisement