Politike
Ministri Hasani takim me homologen Tanja Fajon, zbardhen diskutimet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut, në Kroaci.
Hasani bëri të ditur se, axhenda e sotme në Dubrovnik ka vijuar me një takim produktiv me homologen sllovene, Tanja Fajon.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Shqipërinë dhe procesin e zgjerimit”, tha Hasani.
Ministri vuri në dukje se, kjo është një kohë vendimtare për rajonin dhe Evropën, teksa theksoi se, “duhet të avancojmë axhendën tonë të integrimit në Bashkimin Evropian”.