Connect with us

Aktualitet

Ministri Hoxha firmos për kreun e ri të Gjendjes Civile, ja emri i njohur nga administrata

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka firmosur ditën e sotme vendimin për drejtorin e ri të përgjithshëm të Gjendjes Civile. Në këtë post është emëruar Spiro Maliqi.

Maliqi vjen në këtë post pas një karriere në administratën publike. Ai ka punuar në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ai u kthye në Elbasan si shef i Kabinetit për Bashkinë e Elbasanit.

Më pas ai u emërua prefekt i qarkut të Elbasanit. Karriera vazhdoi si këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në shkurt të këtij viti, Kryeministri Edi Rama e emëroi atë kreun e i ri të Agjencisë së Programeve të Veçanta të Shtetësisë.

Advertisement