Connect with us

Bota

Ministri izraelit akuzon Erdogan për moral: Presidenti turk po shtyp popullin e tij

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, sulmoi ashpër presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, duke e akuzuar për shtypje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe opozitës, ndërsa e quajti ironike pretendimin e tij për moral dhe drejtësi ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetin social X, Gideon Sa’ar theksoi se Erdogan ka vendosur rekorde në shtypjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të tij, si dhe të opozitës, por megjithatë ka guximin të japë leksione për moralin dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Është veçanërisht ironike që dikush që nuk fsheh ambiciet imperialiste, që ka ndërhyrë ushtarakisht në veri të Sirisë dhe mban në mënyrë të paligjshme pjesën veriore të Qipros, pretendon se flet në emër të moralit dhe së drejtës ndërkombëtare,” shkroi ministri i Jashtëm izraelit, duke shtuar se “pak vetëdije do të ishte e dobishme”.

Kritikat vijnë në një kohë tensioni të lartë mes Izraelit dhe Turqisë, dhe theksojnë sfidat e mëdha në marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale.

Advertisement