Aktualitet
“Ministri po mbron veten nga bandat”, të shtënat me armë ndaj policisë, Salianji: Kushdo që ngre dorën ndaj autoritetit, të dënohet
Deputeti i PD Ervin Salkianji, ka reaguar pas lajmit të raportuar se një person në Malësinë e Madhe ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve të policisë.
Ai shprehet se plumbat ndaj policisë janë të papranueshme dhe kushdo ngre dorën ndaj policisë, godet autoritetin e shtetit dhe duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër.
Ai më tej ka “thumbuar” ministrin e Brendshëm që sipas tij “është shpallur në kërkim e nuk gjendet me sa duket i trembur nga gjendja e krimit dhe i pafuqishëm të ndërhyjë derisa të marrë dakortësinë e bandave, po mbron veten në bunkerët e ministrisë”.
“Ndërkohë duhet thënë se ngjarje të tilla të harruara prej vitesh vijnë për shkak të drejtuesve partiakë të policisë së shtetit dhe përdorimit të segmenteve të policisë që ndihmojnë dhe lehtësojnë krimin, e kriminelët që mbledhin e pjellon vota për pushtetin! Këta drejtues ja kanë ulur autoritetin policisë dhe i kanë vendosur nën darë punonjësit e policisë, nën darën e krimit dhe drejtuesve të policisë të emëruar nga krimi!
Degradimi i rendit dhe sigurisë ka vendosur në alarm gjithë shoqërinë, duhet ndryshim!
Ministri prej kohësh është shpallur në kërkim e nuk gjendet me sa duket i trembur nga gjendja e krimit dhe i pafuqishëm të ndërhyjë derisa të marrë dakortësinë e bandave, po mbron veten në bunkerët e ministrisë!”, shkruan Salianji.