Connect with us

Rajon

Ministri serb i prerë me BE-në: Nuk do të shkoj në Strasburg nëse…

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç tha sot se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë.

Në konferencën për media pas takimit me Ministren e Punëve të Jashtme të Gabonit, Yolanda Nijonde, Daçiç tha se në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit, është paralajmëruar se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës do të fillojë procedurën për pranimin e Kosovës në atë institucion.

“Nëse kjo është e vërtetë, unë nuk do të shkoj në Strasburg, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që pjesë e atij organizmi të jetë diçka që nuk është shtet së”, tha shefi i diplomacisë serbe.

Daçiç ka bërë të ditur se Serbia në ditët në vijim do të ketë aktivitet diplomatik shumë të gjallë.

 

 

Krahas vizitës së paralajmëruar në Strasburg, e cila u vu në pikëpyetje, Daçiç paralajmëroi edhe bisedime me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Francës.

Advertisement