Connect with us

Sport

Ministria e Brendshme franceze: Karim Benzema ka lidhje me një organizatë terroriste

Futbollisti francez Karim Benzema që së fundmi u transferua në skuadrën arabe Al-Ittihad pas një karriere të gjatë në Real Madrid, shprehu mbështetjen e tij për Palestinën në konfliktin e tyre me Izraelin. Mes kësaj mbështetjeje, sulmuesi ka marrë kritika nga i gjithë vendi, por Franca është vendi ku ai po merr akuza të rënda. Kreu i Ministrisë së Brendshme franceze, Gerald Darmanin po akuzon Benzema-n për lidhje me një grup terrorist të quajtur “Vëllazëria Myslimane”. “Zoti Karim Benzema ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me ‘Vëllazërinë Myslimane’”, tha Darmanin në rrjetin “Cnews”. Në një postim të fundit në Instagram, Benzema shprehu mbështetjen dhe kërkesën e tij që të gjitha bombardimet të ndalen në Rripin e Gazës, duke mbrojtur fëmijët dhe gratë nga çdo dëm.Ai shkroi: “Të gjitha lutjet tona shkojnë për të gjithë banorët e Gazës që janë edhe një herë viktima të bombardimeve të padrejta që nuk falin gra apo fëmijë”. Kush janë grupi i “Vëllazërisë Myslimane”? “Vëllazëria Myslimane” lindi në Egjipt gjatë vitit 1928 në Ismalia, në verilindje të Kajros. Ishte një grup i themeluar nga Sheik Hassan Al-Banna. Ajo konsiderohet një organizatë reformiste e udhëheqjes sunite që i vuri vetes dy qëllime specifike, të çlirojnë vendin nga shtypja britanike dhe të marrin pushtetin në Egjipt për ta mbushur atë me vlera islamike. Ky informacion u nda fillimisht nga “Le Monde”. “Vëllazëria” u bë e njohur duke organizuar aktivitete bamirësie dhe sociale për klasën punëtore dhe të mesme. Ky program lejoi që feja të kishte një vend të privilegjuar falë një lëvizjeje popullore të bazuar në arsim, e cila ishte e destinuar të garantonte rigjenerimin e Islamit. Një investim kyç në sytë e Hassan Al-Banna, i cili ishte drejtuesi kryesor i kësaj organizate.

Advertisement