Connect with us

Pinknews

Ministria e Drejtësisë ultimatum Klan Kosovës: Largoni Atilla Kartesh nga ‘BBV Kosova’

Koordinatorja Kombëtare dhe Grupit Ndërministror kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore ka kërkuar nga mediumi Klan Kosova të largojë konkurrentin Atilla Kartesh nga formati Big Brother VIP Kosova.

Përmes një komunikate në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, grupi ka kërkuar largimin e konkurrentit Kartesh, i cili iu bashkua garës vetëm në prime-in e fundit.

“Koordinatorja Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, dhe Grupi Ndërministror reagojnë ashpër ndaj vendimit të Televizionit Klan Kosova për të futur brenda një shtëpie në kuadër të një emisioni televiziv, personin që është denoncuar për dhunë në familje ndaj të cilit deri në shtator të këtij viti ka pasur Urdhër Mbrojtës. Ky vendim përveç tjerash ka për qëllim minimizimin dhe normalizimin e një fenomeni të rrezikshëm më të cilin po përballet shoqëria jonë, siç është dhuna në familje”, theksuan ata në postimin e tyre.

“Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:

Vendimin për largim nga emisioni – show televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh;

Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova;

Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës;

Advertisement