Connect with us

Aktualitet

Ministrja Etilda Gjonaj e ftuar speciale në Shkollën e Magjistraturës, misioni ynë është zbatimi i reformës në drejtësi

Krenari dhe kënaqësi e madhe për mua të isha sot në Shkollën e Magjistraturës për të përshëndetur të gjithë ata magjistratë që diplomohen dhe po ashtu të një brezi të ri të cilët nisin këtë shkollë. Sot jemi në një moment tepër te rëndësishëm e deçiziv
për zbatimin e Reformës në Drejtesi. Misioni ynë është që të bëjmë të mundur konsolidimin e rezultateve të reformës në drejtësi, duke e konsideruar si një histori suksesi të përbashkët,
por edhe si një përgjegjësi të përbashkët për realizimin e saj.
Është momenti që të gjitha institucionet të veprojnë me proaktivitet dhe ajo që është më e rëndësishme të tregojnë KURAJO në përmbushje të përgjegjësive ligjore e kushtetuese për t’i dhënë shtysë disa proceseve të rëndësishme siç janë plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, ecurinë e procesit të Vettingut, realizimin e pritshmërive të qytetarëve nga strukturat e SPAK.
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *