Aktualitet

Ministrja Olta Xhacka bën të ditur një plan hartimi, qëllimi kryesor janë modernizimi i emergjencave civile

Kemi nisur një proces ambicioz modernizimi e transformimi të emergjencave civile, duke kaluar një ligj të hartuar me mbështetjen e partnerëve, duke ngritur Agjencinë e Mbrojtjes Civile dhe duke mirëpajisur e trajnuar efektivët e FA të profilizuar për emergjencat.
Mbi të gjitha kemi bërë progres në transformimin e qasjes ndaj rreziqeve natyrore, duke e kaluar fokusin, nga reagimi tek parandalimi.
Ia kemi dalë që në vetëm një vit, të arrijmë një nivel gatishmërie e operativiteti që në planet fillestare do të kishte kërkuar së paku 4 apo 5 vjet. Por sigurisht kemi shumë rrugë për të bërë akoma, derisa struktura për të cilën po punojmë të jetë e standardeve që kërkohen për t’u anëtarësuar në Mekanizmin e BE për Mbrojtjen Civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version