Sport
Minuta terrori në Gjermani/ I riu sirian plagos me thikë 3 tifozë, panik dhe frikë
Panik dhe momente tmerri në Stuttgart. Shumë tifozët ishin mbledhur të mërkurën në mbrëmje në “fan zone” në Schlossplatz për të ndjekur duelin Republikë Çeke-Turqi.
Që u luajt në stadiumin e Hamburgut dhe u fitua 1-2 nga turqit. Rreth fundit të ndeshjes nisi një sherr mes tifozëve, që solli pasoja për disa prej tyre.
Një 25-vjeçar sirian plagosi me thikë tre tifozë, duke përhapur frikë të madhe në grupin e madh të njerëzve që po shijonin ndeshjen.
Policia gjermane ndërhyri në vendngjarje duke arrestuar shtetasin nga Siria. Sipas policisë, tre të plagosurit janë një 19-vjeçar gjerman dhe dy shtetas turq të moshës 38 dhe 60 vjeç./Super Sport