Aktualitet
Minxhozi: SPAK i kënaqur me faktin që Berisha është i izoluar në banesë
Analisti Artur Zheji thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka një lloj imuniteti në veprimet që bën, duke thyer edhe vendimet e SPAK, pasi i vjen nga fuqia politike dhe parapolitike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Zheji u shpreh se Berisha ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë dhe ka pas vetes grupe interesi shumë të fuqishme.
“Imuniteti i vjen nga fuqia politike dhe parapolitike. Parapolitike do të thotë që ka grupe interesi shumë të fuqishme, ka dhe pushtet politik shumë të fortë. Ka tre komponentë. Komponentë të fuqishëm ekonomik dhe mediatik. Janë ata të cilët janë “action group”, njerëz të arsyes dhe veprimit, janë prezentë dhe në periudha të caktuara kanë qenë të frikshëm.
Pastaj, është pushteti politik, influencat, nderet, ajo rrjetë e madhe që krijon një pushtet i gjatë, sepse edhe kur ka qenë në opozitë ka qenë në pushtet. Ne dimë që ka forca të majta politike në botë që janë kundër burgut si koncept, në momentin që nuk përfaqëson rrezikshmëri”, theksoi ai.
“Ka një problem këtu, që masa ndëshkimore ndaj Berishës nuk u mor si e tillë që në krye të herës, u mor pasi shkeli masën e parë. Ata e kërkuan që ai të paraqitej. Këta liderë kaq të fortë populistë, e krijojnë këtë aereol force. Donald Trump thotë, nëse vras dikë, nuk më ndodh asgjë. Këtu ne e morëm Berishën edhe në retrospektivë.