Biznes
Miqësorja e luksit/ Bli ‘TeleShëndet’ ose Sigurimin e Pronës Online dhe SIGAL dhuron dy bileta për Shqipëri-Itali
Pushimi i kampionateve dhe mospjesëmarrja e të dyja kombëtareve në Botërorin e Katarit, sjell në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë një ndeshje miqësore të shumëpritur për tifozët shqiptarë. Shqipëri-Itali do të mbushë shkallët e stadiumit kombëtar më 16 nëntor, ndërsa miliona të tjerë do ta ndjekin përmes televizionit. Në historinë e Kombëtares Shqiptare, kjo do të jetë miqësorja e dytë me 4 herët Kampionët e Botës pas asaj të vitit 2014, kur Shqipëria u mposht 1- 0 në minutën e 82-të me golin e Stefano Okaka. Por jo vetëm kjo miqësore, pasi me Kombëtaren “Axurre” Kuqezinjtë kanë luajtur edhe dy sfida të tjera, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, ku u shortuam në grup. Këto dy takime kanë përfunduar me fitoren e “Axurrëve”, 2-0 në Itali dhe 0-1 në “Loro Boriçi” në Shkodër në vitin 2017.
SIGAL UNIQA Group Austria, sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare, vjen me një mundësi të artë për të gjithë tifozët që këtë super-ndeshje duan ta ndjekin LIVE nga shkallët e “Air Albania Stadium”.
Kushdo që blen Online një prej paketave “Teleshëndet” ose Sigurimin e Pronës, fiton 2 bileta FALAS për ndeshjen Shqipëri-Itali.
Shqipëri-Itali luhet më 16 Nëntor, ora 20:45. Mos e humbisni shansin të shijoni këtë super-përballje nga tribunat e “Air Albania Stadium”. Por ndërkohë të keni siguruar pronën tuaj apo të keni mjekun 24 orë me vete falë “TeleShëndet”.
SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku
Për çdo pyetje, kontaktoni në:
WhatsApp: 068 606 2829
E-mail: info@uniqa.al