Politike
Miratimi i propozimit të anëtarësimit të Kosovës në KiE/ Basha: Një hap jetik…

Kreu i Partisë Demokratike ka uruar miratimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës raporti i raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Basha shkruan se ky është një hap jetik.
Postimi i plotë:
U kry!
Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi propozimin për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Këshillit të Ministrave.
Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë.
Urime Kosovë 🇽🇰

