Connect with us

Politike

Miratohen dy aktet normative, opozita kundër

Akti normativ për disa shtesa në ligjin për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar dhe himnit dhe stemës së Republikës u miratua me 104 vota pro, 2 kundër dhe 0 abstenim.

Gjithashtu u miratua Akti normativ për disa ndryshime dhe shtesa për buxhetin e vitit 2022 i ndryshuar me 71 pro dhe 38 kundër.

U miratua gjithashtu edhe projektvendimi për zgjatjen e afatit për komisionin e Reformës Zgjedhore me 107 vota pro dhe 0 kundër.

Këto vendime kanë sjellë reagimin e disa prej deputetëve të opozitës, të cilët thanë se nuk u është dhënë koha e duhur për të diskutuar.

Advertisement