Pinknews
Miriam Cani, me “zemër ndër duar”
Këngëtarja Miriam Cani është një nga artistet më të dashura për publikun. Gjithmonë ëshë cilësuar si një nga personazhet më të buta dhe më të ëmbla të ekranit, mbase e ndikuar kjo edhe nga vargjet e mrekullueshme që i dedikon bashkëshorti i saj, Alban Skënderaj.
Së fundmi ajo ka përkujtuar nënën e saj të ndjerë, me disa fjalë plot mall.
“Gëzuar ditëlindjen e bukura ime. Më mungon në çdo frymëmarrje mami. Do kisha dhënë gjithçka që Ameli dhe Duam të ndjenin njëherë aromën tënde të ëmbël dhe dashurinë tënde hyjnore”, shkruan Miriami në fotot që ka publikuar më herët në “Instagram”.