Sport
“Misioni Botërori”/ Sot sfida Angli-Shqipëri, formacioni i Kombëtares

Kombëtarja e Shqipërisë nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin e 2026. Ndeshja e parë e Kualifikuesve do të jetë kundër Anglisë dhe do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”. Kombëtarja do të luajë me fanellën e tretë, kjo pasi Anglia luan në shtëpi, por duke qenë se e dyta është me ngjyrë të bardhë dhe e ngjashme me atë të skuadrës rivale, është bërë kjo zgjedhje. Sfida do të nisë në orën 20:45.
FORMACIONI I MUNDSHËM:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj ose Uzuni.
Trajner: Sylvinho
Pritet që në fushë të jetë Gjimshiti, në krahë të tij, Arlind Ajeti, të cilët do të vendosen përballë Strakoshës, ndërsa në krahë me shumë mundësi do të jenë Balliu dhe Aliji.
Mesfushë pritet të jetë Ramadani, Laçi dhe Asllani. Asani dhe Bajrami do të mbulojnë krahët e sulmit, ndërsa në qendër të saj është dhe dilema e Sylvinhos, mund të jetë midis Manajt dhe Uzunit.
Dy kombëtaret janë përballur gjashtë herë në histori, në të gjitha rastet për Kualifikueset e Kupës së Botës. Por të 6-ta përballjet kanë përfunduar me fitoren e Anglisë. Anglia ka shënuar 19 herë ndaj Shqipërsë, ndërsa kombëtarja jonë vetëm një herë më 28 mars të 2001 nga Altin Rraklli. Kombëtarja jonë kërkon të surprizojë “Tre Luanët” ose të barazojë.

