Connect with us

Pinknews

Miss-i tregon tregon eksperiencën e frikshme

Jazmin Viktoria, fituesja e “Miss Universe Hungaria 2021”, ka treguar së fundmi se ka rënë pre e një rrjeti trafikantësh.

Viktoria rrëfeu se pasi kishte aplikuar në një agjenci modelimi në Maqedoninë e Veriut, një person i prezantuar si biznesmen e kishte kërkuar të modelonte për një koleksion veshjesh.

“Më kërkuan të modeloja për një koleksion veshjesh, jo vetëm unë, gjithsej 12 modele nënshkruan kontratë. Ekipi ishte ndërkombëtar, ne diskutuam detajet duke shkëmbyer mesazhe në një grup të përbashkët. Më në fund, një muaj më parë arrita në Maqedoninë e Veriut, në bregun e liqenit të Ohrit pranë kufirit shqiptar”, u shpreh ajo.

Modelja tha se personi që kishte kontaktuar fillimisht e priti mirë, por sapo kishte mbërritur në hotel, i kishte marrë pasaportën dhe nuk e linte të lëvizte e vetme ose pa një person që e mbante nën vëzhgim.

Miss-i tregon tregon eksperiencën e frikshme në Maqedoninë e

“Me të mbërritur, stafi i hotelit më mori pasaportën dhe më pas asgjë nuk ndodhi për ditë të tëra, ndërsa kudo që shkoja, isha e shoqëruar nga dikush, ata monitoroheshin”, theksoi ajo për “Blikk”.

Miss-i tregoi se rreth një muaj më parë punëdhënësi i saj e kishte ngacmuar dhe kërcënuar në një kafene buzë liqenit.

“Ai donte të më përqafonte, më kërkoi t’i jepja një puthje, m’u afrua pak me dhunë, por unë nuk pranova. Ai papritmas u kthye nga unë dhe më tha: Nëse të vras pikërisht këtu e të hedh në liqen, askush nuk do ta dijë se ku ke përfunduar për 20 vite. U tremba, por nuk tregova. Piva gy gota verë dhe pas kësaj nuk më kujtohet asgjë nga mbrëmja, ndoshta kanë hedhur diçka në pije, isha në gjendje të pavetëdijshme”, rrëfeu Jazmin Viktoria.

Bukuroshja hungareze shprehet se nuk e di nëse dikush ka abuzuar seksualisht me të atë natë, por të nesërmen ka mundur të arratiset.

Miss-i tregon tregon eksperiencën e frikshme në Maqedoninë e

“Meqenëse shkoja për shëtitje çdo ditë, zgjodha këtë taktikë. Lashë gjithçka në hotel dhe u largova”, shtoi Jazmin Viktoria, e cila theksoi se arriti të fshihej me ndihmën e autoriteteve maqedonase.

“Ishte një ditë ferr. Kisha frikë se mos më gjenin dhe më pas mbarova. Nuk flija fare, kisha frikë të mbyllja sytë. Edhe tani kam makthe, sepse specialistët thanë më pas se nuk kishte kaluar një ditë pa më shitur mua dhe organet e mia”, nënvizoi modelja.

Ajo ka bërë të ditur se ky person e ka gjetur sërish në rrjetet sociale dhe e kërcënon me regjistrime komprometuese.

Miss-i tregon tregon eksperiencën e frikshme në Maqedoninë e

“Që kur jam aktivizuar sërish në rrjetet sociale, ky njeri më ka gjetur dhe po më kërcënon dhe më shantazhon sepse ka regjistrime komprometuese për mua”, ka shpjeguar vajza.

Duke iu referuar autoriteteve, Jazmin Viktoria deklaroi se personat që e kishin mbajtur nën kontroll, kishin si synim ta shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve.

“Sipas autoriteteve, jeta ime ishte në rrezik, ata mendojnë se donin të më shisnin te trafikantët e qenieve njerëzore apo organeve. Unë nuk guxoj të shkoj askund vetëm, po të shoh një person që i ngjan atij, pothuajse më ndalet zemra, kam shumë frikë”, tha ajo.

Advertisement