DOSSIER
Misteret e fshehura në ‘Notre Dame’
Zjarri që thuajse shkatërroi katedralen Notre Dame në vitin 2019 ka bërë të mundur zbulimin e dy arkivoleve misterioze të fshehur nën dyshemenë e saj. Sarkofagët u zbuluan që në fillim të këtij viti, por vetëm së fundmi është treguar se çfarë fshihej në to.
Nga hiri dhe rrënojat, ekipi ka nxjerrë në dritë dy trupa, të cilat sipas “Science Alert” i përkasin, njëri një fisniku të ri e ndërsa tjetri një prifti elitar.
Një pllakë bronzi e vendosur në arkivolin e priftit dëshmon se trupi i përket një udhëheqësi fetar të së kaluarës në Notre Dame. Ai quhej Antoine de la Porte dhe sipas të dhënave ka vdekur në vitin 1710 kur ishte 83 vjeç.
Porte është konsideruar një figurë mjaft e rëndësishme në kohën e tij, për shkak se ai ndihmoi në rizhvillimin e katedrales së famshme, e madje ekziston një pikturë e tij e vendosur në muzeun e Luvrit.
Trupi tjetër i gjetur mbetet ende një mister. Ai ka mbetur i paidentifikuar, ndonëse mendohet se ka qenë një person i rëndësishëm, duke pasur parasysh varrin e tij. “Fisniku” mendohet të ketë vdekur rreth moshës 25-40 vjeç. Eshtrat e tij, tregojnë se ai e ka kaluar jetën sipër kalit ndaj studiuesit i kanë vënë nofkën “Kalorësi”.
Eric Crubezy, një antropolog në Universitetin e Toulosue III mbikëqyrur hapjen e arkivoleve. Sipas tij, trupi i “Kalorësi”,tregonin për një gjendje të keqe shëndetësore. Atij i mungonin shumica e dhëmbëve dhe kockat e tij tregonin shenja lëndimi.
Mënyra se si është sharruar kafka e tij dhe se si i ishte hapur gjoksi për t’u balsamosur, ishte mesa duket një praktikë e zakonshme në varrimin e fisnikërisë. Duke analizuar skeletin e “Kalorësit”, Crubezy ka hedhur hipotezën se ai mund të ketë vdekur edhe nga meningjiti kronik i shkaktuar nga turbekulozi.