Connect with us

Aktualitet

Misteret e historisë shqiptare. Pse Kadare heshti këto 30 vite

Profesori Artan Fuga në një reagim në Facebook, ka shkruar për të ndjerin Ismail Kadare. Fuga shkruan se ajo që klasa politike dhe elitat nuk kuptuan dot për të, është pse 30 vjet rresht, Ismail Kadare heshti dhe nuk denjoi të bënte dikë personazh madhor të veprës së tij.

Reagimi i plotë:

Ajo qe klasa politike dhe elitat nuk kuptuan dot, qe nuk e menduan dot, qe nuk paten fuqi ta shpjegojne, ta flasin, ta thone, eshte:

Pse 30 vjet rresht, deri sa iku nga kjo bote e degraduar, Ismail Kadare, ky shkrimtari dhe mendimtar i nivelit nga me te lartet qe ka nxjerre historia shqiptare, heshti, nuk foli, nuk dha jo me nje veper madhore per epoken tone, por as denjoi te bente dike personazh madhor te vepres se tij, apo te shprehej thelle, gjere per kete periudhe te rende qe shoqeria shqiptare kalon ne Shqiperi dhe Ballkan.

Heshti! Kuptohet se perse nuk ja hodhi gurin, por u vetepermbajt, por shpjegoni se perse mjeshteri i fjales nuk pranoi ta konsideronte pozitivisht.

Lereni disidencen e tij ne epoken totalitare! Ai beri me shume se c’do shqiptar! Por, gjykoni pak heshtjen e tij tridhjetvjecare, cfare disidence ne kohe lirie!

Cfare perbuzje madhore! Cfare domethenieje madhore heshtja e tij, deri sa arriti ne refuzim per te folur edhe ne mikromjedis.

Bravo mjeshter! Nuk e meritonim!

Si nje gjirokastrit i madh, mospelqimin e shpreh me heshtje, neglizhim, me heqje nga fushepamja e tij ate qe neverit. Nuk te sheh me!

Je mosgje per te! Mos kujtoni se ishte i semure!

Fotot dhe videot ku ai heshti, hesht, hesht jane madheshtore! C’nuk bene t’i shkepusnin nje levdate. Nuk blene dot vecse heshtjen e tij! Heshtje qe ne kodin tone gjirokastrit eshte perbuzje!
Ketu qendroni! Mos merremi me varreza e pune varremihesish!

Advertisement