Sport
Mitaj debuton me fitore, anësori i Kombëtares titullar në triumfin e Al-Ittihad në King Cup
Pritja më në fund ka mbaruar dhe talenti i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj siguroi minutat e tij të para me “gjigantët” sauditë të Al-Ittihad.
“Ylli” 21-vjeçar u aktivizua që nga minuta e parë në fitoren 3-0, të skuadrës së tij përballë rivalëve të Al-Ain në King Cup, të Arabisë Saudite, me shqiptarin që mund të thuhet se bëri mjaft mirë në sy të 27 mijë të pranishmëve në “Prince Abdullah al-Faisal Stadium”, të Xhedahut.
Megjithatë disi i çuditshëm duket vendimi i teknikut Laurent Blanc për të mos e lënë Mitajn në pozicionin e tij natyral, teksa e ka pozicionuar në fushë para vijës së fundit të mbrojtjes.
Ndërkaq, sa i përket golave të fitores, për kalimin në fazën tjetër të kupës mendoi sulmuesi 30-vjeçar, Saleh Al-Shehri me dopietën e tij në minutat 25’ e 65’, ndërsa rezultatin e përgjithshëm 3-0 e vendosi anësori i mbrojtjes së Al-Ain, Ziyad Al-Refaei, me një autogol në minutën e 29’-të të sfidës.