Bota
‘Mjaft me lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, Musk do të hetohet’

“Elon mund të marrë më shumë subvencione se çdo qenie njerëzore në histori, deri tani, dhe pa subvencione, Elon ndoshta do të duhej të mbyllte biznesin dhe të kthehej në shtëpi në Afrikën e Jugut”.
Kështu i është kundërpërgjigjur Presidenti amerikan Donald Trump në një postim në Truth Social, miliarderit Elon Musk.
Ky i fundit, në një postim në X, ka thënë se “nëse ky projektligj i çmendur për shpenzimet miratohet, Partia Amerikane do të formohet të nesërmen”.
“Mjaft me lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, dhe vendi ynë do të kursente një pasuri. Ndoshta duhet ta bëjmë DOGE-in ta shqyrtojë mirë dhe me kujdes këtë?”, ka shtuar Trump.
Musk ka dalë haptazi kundër projektligjit “të madh e të bukur” të Presidentit Trump që në fillim, por tani duket se aspiratat e tij janë drejt hapjes së partisë së re.
“Vendi ynë ka nevojë për një alternativë ndaj partisë unipartiake Demokrat-Republikan, në mënyrë që njerëzit të kenë një zë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, dy partitë e vendit “thjesht pretendojnë të jenë dy parti”. “Në realitet është vetëm një parti e vetme”, ka shkruar ai.

