Politike
“Mjaft më me qeveri luksi”/ Teliti tregon detaje nga programi i PD: Reduktojmë shpenzimet

Koordinatori për programin ekonomik të PD, Dorjan Teliti tregon se si do të ndryshojnë politikat ekonomike nëse opozita fiton zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, Teliti thekson se primare do të jetë shkurtimi i shpenzimeve operative, duke i dhënë fund kështu, sipas tij, abuzimeve dhe shpërdorimeve me fondet publike.
Një tjetër pikë e rëndësishme e programit të demokratëve është edhe ajo sa i takon koncesioneve dhe PPP-ve të cilat sipas Telitit do të anulohen me ligj.
“Çdo qindarkë në shërbim të qytetarëve! Jo më tendera sekretë, jo më pasuri për pak njerëz, por transparencë dhe llogaridhënie maksimale!”, thekson Teliti.
Demokrati akuzon se PS ka punësuar në shtet trupën e saj elektorale, ata që njihen si patronazhistë. Këta të fundit, shkruan Teliti do të largohen menjëhershëm nga borderoja e shtetit. “Mjaft më me survejime politike dhe shtet partiak – administrata do të punojë për qytetarët, jo për partinë!”, shkruan ai.
Postimi
ME SALI BERISHËN KRYEMINISTËR RIKTHEJMË SHTETIN E VOGËL QË I SHËRBEN SHQIPTARËVE DHE EKONOMISË!
📌Me Sali Berishën Kryeministër, rikthejmë shtetin e përgjegjshëm dhe qeverisjen e qytetarëve!
🚨 Mjaft më me qeveri luksi në kohë krize! Shpenzimet operative do të ✂️shkurtohen në limit – abuzimet dhe shpërdorimet duhet të marrin fund!
⚖️ Prokurimet publike nuk do të jenë më monopol i oligarkëve! Gara e ndershme dhe transparenca do të kthehen me ligj!
❌ Asnjë cent për PPP-të e korrupsionit! Fillimisht i pezullojmë, pastaj me vendim gjykate i anulojmë të gjitha! PPP-të e pakërkuara do të ndalohen me ligj!
💡 Çdo qindarkë në shërbim të qytetarëve! Jo më tendera sekretë, jo më pasuri për pak njerëz, por transparencë dhe llogaridhënie maksimale!
🛑 Largim i menjëhershëm nga borderoja e shtetit të trupës patronazhiste! Mjaft më me survejime politike dhe shtet partiak – administrata do të punojë për qytetarët, jo për partinë!
🔥 Koha e hajnisë ka mbaruar!
🔵Me Sali Berishën Kryeministër, shteti rikthehet tek qytetarët!
#KohaPërNdryshim #QeverisjeEForte #TransparencëDheLlogaridhënie #SaliBerishaKryeministër

