LAJMI I FUNDIT
Mjafton që Putin është mire, pa le të izolohet Serbia/ Ironia e Zharko Koraç

“Ka mundësi që takimi i djeshëm i Aleksandër Vuçiçit me presidentët Vladimir Putin dhe Xi Jinping në Kinë, së bashku me marrëveshjet e nënshkruara në Pekin, të jetë gozhda e fundit në arkivolin e rrugës evropiane të Serbisë” – Kështu deklaroi politikani serb Zharko Koraç. Kujtojmë se Vuçiç, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kinë, pas nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë dhe gjatë një takimi të shkurtër me Putinin, varësisht se çfarë lloj politike ka vendosur të ndjekë në lidhje me Bashkimi Evropian, deklaroi se e kishte parë Putinin duke shpërthyer nga vetëbesimi. Kështu, presidenti serb tha për mediat vendase se gjatë takimit disa minutësh, i ishte krijuar përshtypja se rusit, i cili është në luftë me të gjithë, me Bashkimin Europian dhe botën perëndimore për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, “po shpërthente nga vetëbesimi”. “Është fakt se në dy vjet, asnjë kapitull i agjendës së anëtarësimit të Serbisë në BE nuk është hapur, qoftë edhe përkohësisht. Askush nuk e përmend më as anëtarësimin në BE. Përkundrazi, sanksionet ndaj Serbisë po përmenden gjithnjë e më shumë në Parlamentin Evropian për shkak të ngjarjeve të fundit në Kosovë” – u shpreh Koraç. “Më në fund “triumfoi, edhe pse pas vdekjes, politika e ish kryetares së partisë, Mira Markoviç, bashkëshortja e kriminelit Sllobodan Milosheviç. Na mjafton që të jetë mirë Putini, pa Serbia le të bjerë në greminë. Siç ka thënë ish gruaja më e fuqishme në Serbi, “dielli lind në lindje”, Perëndimi është dekadent dhe gjithsesi kundër Serbisë. Sot, të gjitha mediat nën kontrollin e autoriteteve e përsërisin këtë frazë të pakuptimtë në variante të ndryshme, domethënë nuk është kurrë më mirë për Serbinë ndërsa mbrohet nga Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit. Ashtu siç e mbrojtën Sllobodan Millosheviqin. Porn ë fund ne e dime se si shkoi ajo punë” – kujtoi Zharko Koraç. Sipas tij, ndërsa në Tiranë, gjatë Samitit të Procesit të Berlinit , të gjitha vendet e rajonit po përgatiten për integrimin në Bashkimin Europian, “presidenti Vuçiç në Pekin, ndër të tjera, merret me humorin e presidentit rus Putin”. “Mësuam se ai “po shpërthen nga vetëbesimi”. Epo shyqyr. Shkëlqyeshëm. Sonte e gjithë Serbia do të prehet në paqe. Gjithçka duket se eshte ashtu siç duhet. Dhe izolimi i mundshëm i Serbisë? Po kujt i intereson, mjafton që Putini është mire” – Ironizoi politikani serb

