Connect with us

Aktualitet

Mjekimi në ‘fushëbetejë’, RENEA aksion me forcat amerikane

Forcat speciale RENEA kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me njësinë “Green Berets” të ushtrisë amerikane që kishin ardhur në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Policia përmes një njoftimi, ku ka ndarë edhe pamje nga stërvitjet e përbashkëta, duke thënë disa raste të ndryshme të aksionit, duke nisur që nga neutralizimi i një personi të vetëm, deri tek mjekimi i plagëve në “fushëbetejë”.

Njoftimi i Policisë:

Reparti Special elitë RENEA dhe Forca Speciale Ushtarake amerikane/“Green Berets”, krah për krah në trajnime intensive antiterrorizëm.

Efektivët e Repartit Special elitë RENEA kanë zhvilluar një trajnim 5-javor intensiv, të një shkalle të lartë profesionaliteti dhe ekspertize, së bashku me përfaqësues të Forcës Speciale Ushtarake amerikane/“Green Berets”. Ky trajnim u zhvillua në ambientet e Repartit Special RENEA dhe në poligonin e distancave të largëta, në Bizë.

Trajnimi “JCET 2022” angazhoi, përmes lëvizjeve, metodave, reagimeve dhe manovrave të shumta, Njesinë e Snajperave, grupet taktike dhe seksione të tjera të Repartit Special RENEA. Obektivi kryesor i këtij trajnimi ishte ofrimi i ekspertizës dhe i praktikave më të mira amerikane, për proceset e komandimit dhe kontrollit gjatë operacioneve policore komplekse antiterrorizëm. “JCET 2022” u përqëndrua konkretisht në rolin dhe detyrën e Repartit Special RENEA gjatë situatave të luftimit në ambiente të hapura dhe të mbyllura, survejimit, targetimit dhe ekzekutimit të objektivit, si dhe në finalizimin me sukses të operacioneve policore në mjedise rurale, me vështirësi të shtuar të terrenit.

Përfaqësuesit e Forcës Speciale Ushtarake amerikane/“Green Berets” vlerësuan profesionalizmin e treguar gjatë këtyre trajnimeve nga efektivët e Reparti Special elitë RENEA, si dhe shprehën gatishmërinë e plotë për ta asistuar me trajnime të mëtejshme Repartin Special, për aspekte të tjera të punës së tyre.

Advertisement