Connect with us

Aktualitet

Mjeku shqiptar në Nju-Jork del me deklaratën e fortë për qytetarët: Këto tre masa nuk duhen shmangur!

Doktor Sulejman Çelaj, drejtor i pavijonit të kardiologjisë në një prej spitaleve Covid, në Bronks të Nju-Jorkut, ka komentuar situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Doktori ka theksuar se në luftën ndaj koronavirusit, përgjegjësia është individuale dhe sistemi imunitar është ai që vendos.

“Në Tiranë, lokalet janë të mbushur, njerëzit nuk mbajnë distancë. Komunikacioni shumë i dendur tregon se njerëzit nuk po izolohen dhe po vazhdojnë jetën normale. Mua më duket normale jeta në Tiranë.Kam punuar në pavijone me pacientë 100% me Covid-19 dhe duke zbatuar protokollet, duke mbajtur maskën, nuk jam infektuar, jo vetëm unë, por shumica e personelit mjekësor. Kështu që, në radhë të parë, njerëzit duhet të mbajnë maskat që të mos infektohen. Parandalimi është trajtimi më i mirë i kësaj sëmundjeje. Unë sugjeroj që të mbajmë maskat, në rastet kur nuk mbajnë dot distancën 2 metra. Duhet të bëhet një jetë më e shëndetshme, ushqim i rregullt, mospirja e duhanit. Secili duhet të kujdeset për veten dhe të marrë masa të mos infektohet. Trajtimet e infektimeve janë shumë të dyshimta, pasi ne mundohemi vetëm të trajtojmë simptomat, mundohemi të parandalojmë infektimet me baktere të ndryshme, ndërsa për virusin nuk kemi trajtim. Trupi e lufton veten, sistemi imunitar vendos. Përgjegjësia është individuale”, u shpreh mjeku.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *