Kosova
MOÇALI I PESHTYMAVE / Abdixhiku ‘i etur’për një debat me kryeministrin Kurti: Kush është miza
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ditë më parë, Kurti kishte deklaruar se opozita “do të plaket duke qendruar në opozitë” dhe i kishte krahasuar kundërshtarët e tij politikë me “miza.”
Duke iu përgjigjur këtyre komenteve, Abdixhiku theksoi se nuk ka ndërmend të përdorë ofendime apo gjuhë fyese gjatë fushatës zgjedhore.
“Nuk merremi me çështje negative në këtë fushatë. Kemi përpara një obligim të madh qytetar dhe ky obligim na thërret për propozime konkrete e për ide të ardhshme se si të bëhet vendi”, deklaroi Abdixhiku dhe shtoi se fushata e LDK-së nuk do të përfshihet në gjuhë përçarëse apo në “moçalin e madh të pështymave.”
“Askush nuk është për t’u sharë e përçare. Jemi për të prezantuar punën e ardhshme të Republikës së Kosovës, sepse ne duhet t’ju shpjegojmë qytetarëve tanë se për çfarë qëndrojmë”, theksoi Abdixhiku
Ai gjithashtu ftoi qytetarët që të ndjekin tubimet e LDK-së, ku do të prezantohen planet për katër vitet e ardhshme. Njëkohësisht, ai sfidoi kryeministrin Kurti për një debat publik.
“Kryeministrin në ikje Albin Kurti e ftoj në nje ballafaqim publik, le t’i masim para publikut idetë tona për të ardhmen” – theksoi Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku