Connect with us

Pinknews

Modelja kundërshton ashpër filmin për Marilyn Monroe

“Blonde”, filmi për jetën e Marilyn Monroe ka pak ditë që shfaqet në Netflix dhe tashmë ka sjellë një valë reagimesh.

Mes atyre që e kanë parë është edhe Emily Ratajkowski, e cila jo vetëm që nuk ka marrë përshtypje të mira, por edhe e ka “gjykuar” publikisht.

Përmes llogarisë që mban në TikTok, modelja e njohur ka postuar një video ku flet për filmin. Arsyeja që ajo u shqetësua nga “Blonde” me protagoniste Ana de Armas, ishte se dhimbja femërore paraqitet si një tjetër fetish.

Në klipin që ajo ka postuar, Ratajkowski dëgjohet duke thënë:

“Nuk jam e befasuar kur dëgjoj se është një film tjetër që fetishizon dhimbjen femërore, madje edhe në vdekje.”

Më pas, pasi iu referua Amy Winehouse, Britney Spears dhe Princeshë Diana, 31-vjeçarja shtoi: “Ne na pëlqen të fetishizojmë dhimbjen femërore… Ne jemi të fiksuar pas vajzave të vdekura dhe vrasësve serialë. Si gra, dua të them, mund të them me siguri, por kam mësuar se si të fetishizoj dhimbjen dhe lëndimin tim në jetën time.”

“Unë mendoj se ne e bëjmë këtë në shumë, shumë mënyra të ndryshme. Por unë dua që kjo të ndryshojë. Kështu që unë kam një sugjerim. Mendoj se të gjithë duhet të shqetësohemi pak më shumë”, tha ylli i “Gone Girl”.

Advertisement