Pinknews
Modelja e njohur shqiptare i jep fund beqarisë, shkëlqen me fustanin e bardhë
Modelja e njohur shqiptare, Diana Avdiu, e cila gjithmonë është përpjekur ta mbajë jetën e saj private sapo i ka dhënë fund beqarisë.
Ish-miss Kosova ka kurorëzuar lidhjen e saj të dashurisë në martesë mbrëmjen e djeshme. Këtë e ka bërë publike si fillim moderatori i njohur Labinot Gashi ku publikoj disa pamje nga dasma dhe më pas çifti ka shpërthyer me postime live nga dasme e tyre.
Si një nga vajzat më të bukura të showbizzit ajo ka shkëlqyer me futanin e nusërisë duke marrë gjithë vëmendjen e të ftuarve dhe ndjekësve.
Në disa video dhe foto të postuara në Instagramin e çiftit duket qartë se ceremonia është zhvilluar në kushte mjaft luksoze.
Kujtojmë që Diana e filloi karrierën e saj si modele në moshën 15 vjeçare dhe qysh atëherë ka qenë pjesë e kopertonave të revistave me zë të modës në Evropë dhe vitet e fundit ka qenë prezente në pasarelat e Neë York Fashion Week.
Avdiu, pasi u kurorëzua Miss e Kosovës më 21 qershor 2012, mori pjesën menjëherë në konkursin Miss Universe që u mbajt në dhjetor të vitit 2012 në Las Vegas. Ajo fitoi çmimin Miss Photogenic Universe, si konkurruesja më fotozhenike.
Modelja e njohur kosovare, u përfol asaj kohe, se personi që i kishte rrëmbyer zemrën Ministrit të Zhvillimit Ekonomik (në atë kohë) , Blerand Stavilecit, aq sa ai kishte braktisur gruan dhe vajzën e tij të vogël.
As ish-ministri dhe as modelja nuk e kanë mohuar apo pohuar këtë lajm, asnjëherë. Diana Avdiu, u shpreh vetëm një herë se: Mediat më kanë lodhë, vetëm po shkruajnë gjëra në emrin tim pa më pyetur asnjëherë”.