Pinknews
Moderator dhe producent! Konfirmohet zyrtarisht banori i parë i Big Brother Vip3

Pak orë para ndezjes së dritave të shtëpisë më të famshme dhe më të ndjekur në Shqipëri, është konfirmuar zyrtarisht banori i parë. Bëhet fjalë për Meriton Mjekiqin, gazetar, moderator dhe producent i njohur. Me 12 vite karrierë ka eksperimentuar shumë në fushën e medias, ka punuar në shumë televizione të Kosovës, si gazetar, kryeredaktor dhe moderator. Emisioni i tij aktual “Gjoni Black” është ndër më të suksesshmit në Kosovës. Program që i ka dhënë vëmendjen maksimale Meritonit, por ka zbuluar edhe shumë talente të reja në muzikë. Në Big Brother Albania Vip 3, surprizat akoma nuk kanë filluar…

