Connect with us

Pinknews

Moderatorja Ori Nebijaj rrëfehet për ndarjen e papritur nga jeta të babait: Më është shembur tavani mbi kokë

Moderatorja e dashur për publikun, Ori Nebijaj, ka folur së fundmi për momentin më të vështirë të jetës së saj. Ajo ka folur për momentin kur ka humbur babanë e saj.

Ori rrëfeu se vdekja e tij ndodhi në mënyrë të papritur dhe pranoi se ka qenë e vështirë si për të, ashtu edhe për nënën dhe dy motrat e saj.

“Ndarja nga jeta e babait tim ka qenë momenti më i vështirë në jetën time. Ndodhi shumë shpejt, askush nuk e priste, pasi ai ishte shume i shëndetshëm, aktiv me energji te paparë.

Kuptova çfarë kanë dashur njerëzit të thonë kur kanë treguar se nga dhembja ju është shembur tavani mbi kokë… ishte vërtetë ashtu.

Ai ishte i veçantë, luante me ne, ishte shok, ishte baba, flisnim me të. Kujtoj gjithmonë puthjen e mëngjesit.

Ishte personi që merrja të parin në telefon nëse më ndodhte diçka. Këshilla e parë që doja të dëgjoja ishte prej tij, sepse asnjëherë nuk më bënte të ndihesha e detyruar të bëja diçka se ai e mendonte ashtu, më jepte mundësinë të zgjidhja vetë“.

Por Ori nuk harroi të fliste për nënën e saj, të cilës gjithashtu i dha një mesazh të fortë.

“Ne jemi rritur me shumë dashuri si meritë e të dy prindërve dhe dua të tregohem e drejtë me nënën time. Ngaqë babi mungon dhe unë flas gjithmonë për të, nuk dua të heq diçka nga kontributi i saj. Pa nënat nuk ka familje!

Të dua shumë mam! Ashtu siç më thua çdo herë pas daljeve të mia në ekran që je krenare për mua, dua të të them që jam unë shumë krenare që të kam ty njeriun më të rëndësishëm të jetës sime.

Jam e lumtur që jam rritur nga dy prindër të mrekullueshëm dhe faleminderit për mbështetjen, edukimin dhe dashurinë që na keni dhënë“,- tha moderatorja.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *