Pinknews
Moderatorja shqiptare mahnit me format trupore në bikini
Pushimet e moderatores Marina Vjollca duket se nuk kanë përfunduar.
Festat e fundvitit ajo i festoi në ishullin ekzotik të Arubas, ku ndodhet së bashku me motrën e saj Luana Vjollca dhe bashkëshortin Getoar Selimi, pa harruar edhe të voglën Marget.
Ndonëse ditët e fundit të 2023-shit nuk munguan statuset nga ky vend ekzotik, edhe 2024-ën motrat Vjollca na shfaqën pakëz nga pushimet e tyre.
Të njejtën gjë ka bërë edhe ditën e sotme Marina Vjollca, e cila ka publikuar disa foto me bikini, duke na “risjellë verën” dhe “ngritur temperaturat” në këto ditë të ftohta dimri.