Connect with us

Sport

Modriç: Sfida me Holandën ishte për infarkt, Kroacia beson tek trofeu i Ligës së Kombeve

Luka Modriç po jeton një rini të dytë, sepse pavarësisht se vitet janë 38, ai nuk resht jo vetëm së shënuari, por edhe të habituri sesi u reziston ende 120 minutave lojë.

“As unë se di këtë gjë, por shpresoj që të vazhdojë ende për shumë gjatë. Kam luajtur shumë ndeshje në karrierën time, një pafundësi, por kjo po që ishte një nga ato për infarkt. Unë protagonist edhe në ‘Euro 2024’? Deri atëherë kam kohë për të menduar, por e rëndësishme është që të kompletojmë këtë mision të bukur që na pret të dielën. Qoftë Italia apo Spanjë përballë nesh, do të jetë vërtet shumë e bukur, por në të njëjtën kohë emocionuese dhe e gjitha për t’u shijuar. Besojmë te ky trofe”, tha kapiteni i Kroacisë.

Advertisement