Connect with us

Lifestyle

Mogli i filmave nuk egziston vetëm në film por dhe në jetën reale, njihuni me…

Nëna zemërthyer e djaloshit Ellie, i njohur tashmë si “Mogli” i filmave në jetën reale detyrohet të ndjekë djalin e saj nëpër pyje për ta kapur me lak, teksa ai kërkon ushqim nëpër lëndina dhe jeton si kafshët.

Djaloshi, Ellie nuk mund të flasë dhe refuzon ushqimin e përgatitur nga nëna e tij, por ai preferon të kërkojë në pyll për banane dhe fruta të tjera, në pyllin pranë fshatit të tij në Ruanda, ose ndryshe të ushqehet thjesht me bar.

Nëna e tij e përshkruan atë si një fëmijë të veçantë dhe dhuratë nga Zoti, pasi ajo dhe i shoqi kanë humbur më parë pesë fëmijë gjatë lindjes.

Ellie është shfaqur në një dokumentar të rrjetit Afrimax TV, ku tregohet se si është ngacmuar mizorish duke u quajtur ‘majmun’, prej mënyrës së tij të jetesës.

“Atij nuk i pëlqen ushqimi. preferon të hajë banane, nuk është i mësuar dhe nuk ka profesion. Gjithçka pëlqen të bëjë është të vrapojë, kur ai shikon njerëz ai vrapon prej tyre. Sa herë që ai nis të vrapojë unë vrapoj pas tij, dhe e ndaloj me një lak që kam krijuar. Në një javë ne kemi përshkuar nganjëherë 230 kilometra”.

“Nëse unë nuk e ndjek ai nuk vjen fare në shtëpi”, tregon nëna e djaloshit.

Në dokumentar tregohet sesi i gjithë fshati mundohen ta mbajnë larg pyllit për ta mbrojtur nga kafshët e egra.

Nëna e tij e ndjek të birin me lak në dorë nëpër pyje, dhe e kap atë sikur të ishte gjah.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *