Bota
Molotov mbi shtëpinë e lindjes së Ajatollah Khomeinit
Ato nuk mund të quhen më protesta por një lëvizje popullore e pandalshme, revolucionare. Pallati i dimrit nuk është marrë ende, por shtëpia e babait themelues, Po. Në Iran, demonstruesit, të cilët kanë mbushur rrugët kundër regjimit që nga vdekja e Masha Amini në burg tre muaj më parë, i vunë zjarrin, me bomba Molotov, shtëpisë muze të Ajatollah Komehinit, një ikonë e shekullit të 20-të, babait të revolucionit islamik iranian në Teheran.
Kjo u raportua fillimisht nga një TV izraelit, pastaj edhe nga media të tjera ndërkombëtare, teksa imazhet qarkulluan në mediat sociale pavarësisht censurës.
Protestat masive synojnë gjithashtu të kujtojnë përvjetorin e nëntorit të përgjakshëm, atë të 2019-ës, kur 3000 njerëz u vranë nga represioni shtetëror teksa demonstronin për karburantin e shtrenjtë.
Sipas Organizatës së të Drejtave të Njeriut në Iran, 342 demonstrues janë vrarë deri tani, duke përfshirë 43 të mitur dhe 24 gra. Përveç kësaj, parlamenti iranian ka kërkuar që 15 mijë persona të arrestuar deri tani dhe që ndodhen në burg, të dënohen me vdekje.