Bota
Momente drithëruese/ Dy avionë kalojnë ngjitur me njëri-tjetrin, i shpëtojnë përplasjes në New York
Momente dramatike dëshmuan qytetarët pranë një aeorporti në New York kur dy avionë rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin.
Delta Connection, me 80 pasagjerë, po ngrihej nga aeroporti Syracuse Hancock në të njëjtën kohë që një aeroplan American Eagle po ulej të hënën paradite. Në pikën më kritike, dy avionët ishim vetëm 221 metër larg njëri-tjetrit, por pilotët ia dolën të shmangnin një përplasje që do të rezultonte fatale.
I gjithë momenti u filmua nga kamerat e një polici, ndërsa në pamje duket dhe kolegia e tij që shtanget teksa sheh incidentin.
“Një kontrollor i trafikut ajror udhëzoi PSA Airlines 5511 të vazhdonte të lëvizte në Aeroportin Ndërkombëtar të Syracuse Hancock për ta mbajtur atë të ndarë nga një avion që po nisej në të njëjtën pistë” tha një zëdhënës i agjencisë qeveritare. Administrata Federale e Aviacionit nisi menjëherë hetimin për ngjarjen.