Connect with us

Aktualitet

Momenti kur autobusi i Unazës merr përpara 9 makina

‘NTV.AL’ siguron një video të re nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pranë “Urës së Shallvareve”.

Ky është momenti kur autobusi, merr përpara makinat, duke lënë të lënduar disa persona. Autobusi nuk shihet të ketë një shpejtësi të madhe, mirëpo mbeten të paqarta shkaqet se përse ka ndodhur. Urbani, merr përpara dy mjete, të cilat kalojnë në korsinë tjetër. Më pas, drejtuesi i mjetit të parë, del jashtë i tronditur, mirëpo rikthehet sërish brenda. Njerëzit dalin të gjithë nga mjetet për të ndihmuar personat e lënduar, të cilët janë shokuar nga ajo që ndodhi.

Pasgjerët që ndodheshin brenda autobusit të linjës së ‘Unazës’ dolën nga ai duke bërtitur pasi u frikësuan për jetët e tyre.Shoferi i autobusit Agron Xhafa që dyshohet se shkaktoi përplasjen masive në Tiranë ka deklaruar, se nuk ndihej mirë në momentin që ndodhi aksidenti. Ai ka treguar se vuan nga diabeti dhe zemra.

Aksidenti ndodhi këtë paradite dhe la nëntë persona të plagosur. Të gjithë raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në duart e bluzave të bardha në spitalin e Traumës. Ishte urbani i linjës ‘Unaza’ që goditi nga pas një sërë mjetesh dhe solli aksidentin masiv. Dosja.al solli pamje dhe foto nga vendngjarja që tregoi zonën e kthyer në një kaos.

Advertisement