Connect with us

Politike

Momenti nga përplasja e dhunshme në Kuvend/ Opozita ‘gjuan’ Spiropalin

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur mes kaosit seanca e sotme plenare në Kuvend.

Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, Salianji, opozita shkaktoi kaos e tensione. Madje, opozitarët hodhën dhe shihe uji në drejtim të kryeparlamentares, ndërsa kishin rrethuar edhe foltoren e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kthye me një përgjigje të vetme, deputeti Flamur Noka duke i thënë “Sa burrë që je Flamur”.

Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë dalë jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre. Karrigeve më pas u është vendosur flaka në hyrje të Parlamentit.

Advertisement