Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, hodhi akuza të forta ditën e sotme në seancën parlamentare, duke artikuluar disa biseda sekrete dhe të koduara nga platforma SKY ECC, sipas tij, të kapura nga partnerët ligjzbatues europianë.
Mes tyre ai tha se ka biseda se si emëroheshin drejtorët e policive, përfshi atë të Shkodrës, ku përmendi edhe emrin e ministrit aktual të Brendshëm, Ervin Hoxha. Bardhi tha se “Mondi”, ku nënkupton kreun e Policisë së Shkodrës, Edmond Sulja, ka përdorur Sky Ecc.
Mirëpo, këtë pretendim të Bardhit e ka hedhur poshtë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ky i fundit deklaroi se Edmond Sulaj ka gradën drejtues i parë dhe se është një oficer model që i shërben vendit me përkushtim.
Ministri Ervin Hoxha: Zotëria Mondi është me gradën drejtues i parë dhe mban postin e drejtorit të Policisë në Shkodër. Kam punuar me Z Edmond Sulaj dhe është një nga oficerët në karrierë, që ka treguar aftësi dhe integritet gjatë gjithë karrierës së tij. Ai ka 27 vite punë. Sulaj ka marrë detyrën më 2023. Sulaj u zgjodh sipas meritës me konkurs.
Gazment Bardhi: Nuk i dija që Pëlllumb Gjoka ka shtuar zëdhënësit. Ndryshuat edhe ligjin, për të emëruar kreun e Gardës.