Politike
“Monika donte të ishte prima dona e politikës” – Grida Duma “zbulon” shkaqet e divorcit me Metën

Grida Duma ka “zbuluar” shkaqet e divorcit Meta-Kryemadhi. “Ka aq shumë pyetje që mund të ngrihen në raportet e krijuara tashmë mes politikës, jetës së brendshme të këtij çifti dhe realitetit të tyre brenda personales dhe brenda jo personales, në publike.
Është një primetime politik i cili meriton një analizë për atë që deri më sot ka qenë forca kingmaker.
Ka pasur brenda Partisë së Lirisë sot, LSI-së së djeshme, ato hallkat dhe zinxhirët që luftonin dhe gërryenin nga brenda që në dy partitë e tjera të mëdha njiheshin si intriga të zakonshme brenda llojit.
A është thënë ndonjëherë në vitet e fundit që në fakt Monika ka dashur të jetë njëshi dhe jo dyshi në parti politikisht dhe a ka dashur përtej Ilir Metës që ta tejkalojë atë politikisht dhe të jetë një prima dona e politikës në mes të dy partive politike, do të arrinte dot këtë pa Ilir Metën, apo nuk do ta arrinte dot dhe s’po e arrin dot.
Thënë kjo ky çift duhej të mos tejkalonte masën e të brendshmes, personales dhe të ishte sot së paku në këtë betejë, përballë SPAK-ut bashkë”, thotë ajo.

