Politike
Monika Kryemadhi: Do vjellë gjithë jetën çorbën e…
Kryemadhi: Takimi s’përmendi emra por do hetohet, kush ka gëlltitur lugën e çorbës të prishur do vjellë gjithë jetën
…
TIRANË- Një ditë pasi aleati ynë, SHBA publikoi një raport ku provohej se Partia Demokratike në vitin 2017 ka marrë fonde nga Rusia, ambasadorja e SHBA-ve ka shkuar në Komisionin qendror të Zgjedhjeve.
Ambasadorja e SHBA-ve Kim ka takuar kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi ku tema e diskutimit do të fokusohet për financimet e Partive. Në zyrën e Celibashit do të jenë, edhe ish kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri. Fokusi i bisedimeve ka qenw gjithashtu edhe reforma zgjedhore dhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm
Që nga viti 2014, Rusia ka financuar partitë politike në mbi 20 vende me 300 milionë dollarë për të rritur ndikimin e saj dhe presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik, sipas një zyrtari të lartë amerikan. Pretendimi i Departamentit të Shtetit bazohet në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës amerikane të publikuar të martën.
Celibashi: SHBA-të të shqetësuara për paratë ruse, duhet përmirësuar kuadri ligjor për financimet
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi është shprehur se në takimin e sotëm SHBA ka shprehur mbi financimet e huaja të partive politike.
“Përcollën shqetësim që të rrisin vëmendjen dhe çfarë është në fuqinë e tyre për të bërë më mirë që paratë dhe financimet e huaja dhe jo vetëm ato ruse të mos kenë ndikim në politikën shqiptare. Ajo që mund të thuhet është se ka nevojë të kuadrit ligjor që KQZ t’i japin mundësi praktike të hetojnë m thellë me sasinë e parave nga pikëpamja administrative, nga i marrin, si i përdorin, kjo është evidente ndoshta. Një lloj informimi dhe përcjellja e një shqetësimi, nuk u bën diskutime, ata si përfaqësues të PD konfirmojnë nevojën për ta qasur nga pikëpamja rregullatore, në vijim do ketë ndryshime”, tha Celibashi.
Gjiknuri pas takimit në KQZ: Në fokus ishte parandalimi i financimit të paligjshëm të partive politike! SHBA e shqetësuar për influencat e huaja
Sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri foli në përfundim të takimit në KQZ duke thënë se në fokus të diskutimit ishte financimi i partive politike nga burime të paligjshme që përbëjnë rrezik për interesat e vendit.
“Potencialin e financimeve te shteteve të huaja, në këtë rast ishte fokusi tek Rusia dhe masat që duhet të marrin institucionet shqiptare dhe partitë politike për të parandaluar çdo lloj financimi të paligjshëm në rrezik dhe për interesat.
Shqipëria ka një kuadër shumë të mirë ligjor dhe instrumentet për të parandaluar financime të panevojshme apo që nuk i dihet mirë burimi. Duhet parandaluar tashmë çdo lloj akti. Ky është një shembull për tu marrë parasysh se si partitë politike që të mos përfshihen në financime që nuk i bëjnë mirë vendit.
Kemi komision të reformës zgjedhore që mund të forcojë dispozitat për fushatën zgjedhore por fokusi ishte për shqetësimin e SHBA për përfshirjen e influencave të huaja dhe dëmtimin e interesave të këtij vendi. Biseda nuk ishte teknike apo çfarë masash do të merren. U bë, u transmetua shqetësimi nisur dhe nga raporti i fundit. Partitë kryesore të marrin masat që të mos përsëriten”, tha Gjiknuri.
Tabaku pas takimit me Kim: Folëm për financimin e partive politike dhe qëndrimin larg influencave ruse e kineze
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka bërë me dije se në takimin me ambasadoren Yuri Kim kanë folur për raportin e SHBA në lidhje me financimin e PD me 500 mijë dollarë nga Rusia dhe qëndrimin larg influencave ruse dhe kineze.
“U diskutua për partitë politike, financimin e tyre dhe qëndrimin larg influencave ruse, kineze, me tepër do ju informoje ambasada”, tha Tabaku pas takimit.